Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti fjalimin e radhës në çadrën e protestës përballë kryeministrisë. Ai deklaroi se nuk mund të ketë Vetting me kët qeveri që sipas tij është bërë njësh me krimin.
“Edhe nëse do zgidhnim gjyqtarë të ndershëm, ata dhe familjarët do ishin në shënjestrën e narkotrafiklantëve që kanë pushtetin politik dhe ekonomik. Kjo nuk është drejtësi, por është padrejtësi. Lëvizja jonë kombëtare demokratike është shpresa e vetme që mund të përballet dhe të fitojë mbi këtë kërcënëim për demokracinë, për zgjedhje dhe për drejtësinë. Ne së bashku do ta ndalim këtë të keqe. Vetting me narkotitrafikantët nuk ka. Vettingu i vërtetë do të vijë kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë. Kush ka guximin t’u thojë shqiptarëve se mund të ketë Vetting nga qeveria e bërë njësh me bandat, është ose naiv, ose nuk ja do të mirën Shqipërisë”, tha Basha.
Në çadrën e protestës ishin edhe dy motrat nga Fieri që sipas Bashës u dhunuan para disa ditësh vetëm pse morën pjesë në protestë. Ai vlerësoi praninë e tyre ndërsa u bëri thirrje emdiave t’i japin fund çensurës dhe të mbulojnë gjithë aktivitetin brenda çadrës.
“Dy shpirtra të lirë që kanë mbrojtur, dhe kanë paguar dinjitetin me çdo çmim si njerëz të fjalës së lirë, ndaj dua t’i përshëndes për praninë në këtë shesh të lirisë. Dua t’i bëj një thirrje medias, regjive nëse munden ta çajnë çensurën e përditshme dhe të transmetojnë këtë që po ndodh sot këtu, fjalën e qytetarëve, fjalën e intelektualëve. Për të gjithë ata që nuk arrijnë të na ndjekin, hapni mediat sociale, na ndiqni në facebook, është i pacensurueshëm, është media e qytetarëve, është media e republikës së re. Në çdo fshat, e në çdo qytet, rilindasit me bandat kriminale kanë ngritur shtabet elektorale. Me komandantë të hurit e litarit. Me trafikantë droge si Artut Bushi, me vrasës së Mark Frroku, me trafikantë të grave dhe m,otrave shqiptare si Arben Ndoka, këta njerëz janë vënë në krye të shtabeve kriminale. Lidershipi i kriminalizuar kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe ekzistencën tonë si shtet”, deklaroi Basha.
/a.m.