Kriza politike kalohet vetëm nëpërmjet çuarjes përpara të reformës në drejtësi. Kjo ishte deklarata e dhënë nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me strukturat e kësaj orce në Tiranë.
“Kriza politike nuk është vetëm te çadra, por kudo. Reforma në drejtësi është bllokuar. Kriza politika kalohet vetëm me reformën në drejtësi. Ne nuk e dhamë votën sepse na trembin kushtet, por sepse duam drejtësi”, deklaroi Idrizi.
Kreu i PDIU-së bëri thirrje palëve politike që të gjendet mekanizmi për zgjidhjen e krizës, me kushtin e vetëm, reformën në drejtësi.
“Besojmë se kjo reformë do të jetë pozitive për të gjithë shqiptarët. Rithemelimi i republikës së re vjen vetëm me reformën. Ajo rivendos në themelet e duhura të gjithë sistemin politik shqiptar. Jemi gati të ulemi me këdo, vetëm që të çojmë përpara këtë reformë”, deklaroi Idrizi./a.m.