Një adoleshent i ka dhënë fund jetës së tij dhe ka lënë pas një letër, në të cilën shpjegonte arsyet e vetëvrasjes. Djali i ri në moshë ishte pjesë e ISIS dhe në letër shpjegon se familja nuk e kishte martuar, ndaj ai kishte vendosur të kryente aktin ekstrem.
“Familja ime e dashur, më falni. Mos u mërzitni dhe mos vishni rroba të zeza të zisë. Ju kërkova të më martoni dhe ju më refuzuat. Kështu, me ndihmën e zotit unë do të martohem me 72 virgjëresha në parajsë”, – shkruante 15-vjeçari në letër.
Vitin e shkuar nxënësi Alaa Abd al-Akeedi hodhi veten në erë nëpërmjet një bombe, duke vrarë kështu edhe disa ushtarë irakianë. Letra e tij nuk iu dorëzua kurrë familjes. Ajo ishte mes shumë letrave që ‘ushtarët’ e ISIS linin pas, para se të kryenin vetëvrasje, duke vrarë njerëz të tjerë.
ma.me