Protestës së Partisë Demokratike kundër qeverisjes i janë bashkuar edhe familjarët e kreut të opozitës, Lulzim Basha. “BalkanWeb” ka siguruar një foto ku shihet babai i zotit Basha, vëllai i tij Erlindi, si dhe gruaja e këtij të fundit.
Më herët në ‘çadrën e lirisë’ e cila prej 11 ditësh qëndron përballë Kryeministrisë, ka qenë dhe bashkëshortja e liderit të demokratëve, Aurela Basha, e cila ka dëgjuar dhe është bërë pjesë e problemeve që tregonin qytetarët e ndryshëm. Siç duket, përveç qytetarëve, të cilët vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe që qëndrojnë me turne në çadrën e protestës, mbështetës të kauzës së kreut të PD-së, janë dhe familjarët e tij. /ma.me