Një shqiptar nga Kosova ka ngacmuar seksualisht një të ri në Facebook. Ai i kërkon që ta takojë në Durrës dhe të argëtohet me të rreth dy orë, duke i shprehur hapur dëshirën për marrëdhënie seksuale.
I irrituar nga këto biseda, 21-vjeçari denoncon këtë rast duke thënë se në vend të tij mund të ishte një minoren dhe mund të ishte gënjyer. Ndër të tjera thotë se i njëjti person i ka shkruajtur shpesh edhe para 3-4 vitesh, ndërsa shton se nuk e njeh se kush është.
“Shikoni se çfarë njerëzish ekzistojnë sot. Kërkojnë takime për favore seksuale, këta duhen shfarosur, mirë për moshën time që e kuptoj, por djem të moshave të vogla që bien pre e këtyre, këto duhen ndaluar patjetër. Unë jam 21 vjeç, ai është nga Kosova dhe nuk e njoh, më ka dërguar kërkesë nga profili i tij zyrtar, por nuk e mbaj mend, nuk më kujtohet emri, pasi nuk ia kam pranuar. Biseda që kërkoj takim është bërë sot, por më ka kërkuar takim edhe nga profili i tij origjinal dhe sot më dërgoi ftesë nga ky fb, por nuk ja pranova sepse e dija që kishte të njëjtën temë diskutimi si 3-4 vjet më para, ndaj po ju drejtohem juve sepse tani e kuptoj se mund të kisha rënë në një farë mënyrë viktimë e tij nëse do isha gënjyer sepse më thoshte që do të më ndihmonte nëse do kisha probleme në shkollë”, ka qenë ky denoncimi i të riut pranë JOQ.
Por, sa maniakë të tillë seksual ka në Facebook? Pafund, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe mos u besoni të panjohurve, kjo vlen më shumë për minorenët./a.m.