Bimet mjekesore dhe aromatike organike “Made in Albania” të çertifikuara sipas standarteve të BE-së, janë prezantuar në Panairin Ndërkombëtar ‘BIOFACH“, që u zhvillua nga data 14 deri 18 Shkurt 2017, në Nurenberg, Gjermani.
Me mbështetjen e GIZ-SARED program, dy grupe prodhuesish të bimëve mjekesore dhe aromatike “LUJZ“ dhe “Reci Prodhimtar“, nga Malesia e Madhe në veri të Shqipërisë, prezantuan në këtë panair ndërkombëtar, lloje të ndryshme bimësh mjeksore aromatike të kultivuara por edhe bimësi të egër, që rritet në këto zona dhe shqyhen për karakteristikat dhe vlerat unike që bartin, si prodhime “Made in Albania”.
Këto prodhues, ofruan shumëllojshmëri të bimëve mjekesore dhe aromatike organike të çertifikuara sipas standardve organike të BE-së.
Një vëmendje të veçantë në këtë ekspozim, zunë edhe gështenjat e çertifikuara organike, të prodhuara në masivin malor të zonës së Reçit në Malësinë e Madhe.
Produktet e të dyja grupeve prodhuese shqiptare, u paraqiten në të njëjtin pavion me prodhimet organike të tetë prodhuesve / kompanive të tjera që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës, të mbështetura nga GIZ International.
Çertifikimi i bimëve mjeksore aromatie “Made in Albania” u realizua nga dy kompani shqipare të akredituara për të kryer çertifikimin organik ( IDCQ-Albania dhe Alb-inspekt shpk).
Prodhuesit shqiptarë të pranishëm në pavion, u vizituan nga shumë tregtarë dhe prodhues nga vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të panairit SARED-GIZ organizoi një takim koordinues me sipërmarrësit shqiptarë e pranishëm të sektorit të bimeve mjeksore (Tregetare, prodhues, manager marketingu, certifikues, etj), për të nxitur bashkëpunimin dhe rigjallërimin e një pune të filluar që nga viti 2007. Qëllimi i takmit ishte për të rritur më tej vetëdijen për nevojën e bashkëpunimit, koordinimit dhe sinergjisë në mes aktorëve të sektorit të prodhimit të bimeve mjeksore aromatike.
Bimët mjeksore aromatike, “Made in Albania“, kanë potencialin dhe duhet të jenë të mirë përfaqesuara në tregun botëror. Kjo do mund të realizohet nëpërmjet një kooperimi, informimi dhe koordinimi të ndërsjelltë efektiv ndërmjet vetë aktorëve në këtë zinxhir vlerash. Ky bashkëpunim do të shmangte superprodhimin për disa kultura (Sherbela, Helikrisium, etj) që mund të reflektojë nga njëra anë në uljen e çmimeve dhe të interesit ekonomik për prodhuesit dhe nga ana tjetër do të mundësonte një koordinim të strategjive dhe vendimeve për një orientim më të mirë të strukturës së bimëve mjeksore aromatie, siperfaqeve të mbjella si edhe të fuqisë negociuse të prodhuesve e eksportuesve, etj.
Nga pjesmarresit në këtë takim pune u propozua që për të realizuar pjesmarrjen dhe një përfaqësim dinjitoz të sektorit të bimëve mjeksore aromatike shqiptare në edicionin e ardheshëm të BIOFACH -2018, të organizohet një përfaqësim më gjithëpërfshirës, ku në një stendë të përbashkët të prezantohen, i gjithë sektori i bimëve mjeksore aromatike në Shqipëri shkruan ATA.
Në përmbushje të kësaj iniciative, pjesëmarrësit propozuan të organizojnë në Shqipëri, gjatë këtij viti një workshop, me aktorët e këtij sektori, për diskutuar konkretizimin e këtij propozimi si dhe strategjinë për përgatitjen e pjesmarrjes dhe të kontributit të secilit nga aktorët./a.m.
Është kënaqësi tek shikon dy bashkëmalësorët e mi Xheladin Zekaj dhe Rexhep Metaj që bashkë me prodhimet e trevës tonë Malësi e Madhe i paraqesin në vitrinat e Panairit të Nurenbergut. Në Bashkinë Malësi e Madhe po punohet me organizata dhe shoqata që operojnë brenda dhe jashtë vendit tonë me qëllim që prodhimet tona të gjejnë tregun e duhur. Ashtu siç po punohet që në çdo skaj të territorit të Bashkisë tonë të kemi një infratsrukturë bashkëkohore me qëllim promovimin e prodhimeve bujqësore, gatimet bio por ajo çfarë është më kryesorja të kemi një turizëm sa më eleitarë për vendasit e të huajt. Investimet e bëra nga Bashkia por edhe ato që priten të bëhën këtë vit e më tej do i japin Malësisë së Madhe një imazh shumë pozitiv. Urime për rezultatin e këtij panairi nga bashkëmalësorët e mi si dhe u bëj thirrje publike çdo bashkëmalësori, çdo bashkëshqiptari por edhe çdo investitorit të huaj ti bashkangjiten me projekte e financime Planit të Pçrgjithshëm Vendori që së shpejti do miratohet nga Bashkia Malësi e Madhe dhe nga Qeveria Shqiptare. Me respekt Sytki Ndrecaj Zv.Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.