Ministri i Brendshëm i është bashkuar sot peticionit për Vettingun duke deklaruar se plaga më e madhe e Shqipërisë sot është drejtësia.
Sëbashku me një grup deputetësh socialistë, Saimir Tahiri kanë firmosur në një nga stendat në qendër të Tiranës ndërsa bëri thirrje për një vend më të drejtë.
“Kjo nuk është çështje partish, por çështje e Shqipërisë që duam. Këtu ndahen dy botë; ata që duan drejtësi të drejtë dhe ata që kërkojnë një Shqipëri peng të gjyqtarëve të korruptuar” – tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm bëri thirrje për firmosje masive të peticionit pavarësisht bindjes politike të qytetrarëve.
I pyetur nga gazetarët nëse ka një koment për kallzimin penal ndaj Bashës, Tahiri tha se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre në lidhje me thirrjet për dhunë.
“Institucionet bëjnë detyrën. Nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante, apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që personalisht s’do pranoja, me këto karakteristika, ta kisha komshi dhe jo më kryetar opozite” – tha Tahiri.
/b.d