KQZ konsideroi të pamjaftueshme materialet e prokurorisë për Prengën. Prokuroria e Përgjithshme, më 25 shkurt, në formë ultimative rikërkoi heqjen e mandatit të deputetit Prenga, duke i kujtuar KQZ-së se ate ditë i përfundonte afati 10-ditor.
KQZ njoftoi vazhdimin e mbledhjes për pikën e shtyrë të rendit të ditës. Mbledhja nisi sot rreth orës 11:00 me debate të forta.
Partia Demokratike u largua nga kjo mbledhje, pasi përfaqësuesit e partive politike nuk u lejuan të flisnin për dekriminalizimin dhe konkretisht për rastin e Armando Prengës./tch/b.d