Kryeministri Edi Rama ka dhënë një leksion në universitetin e Elbasanit nga ku ka thënë se reforma në drejtësi mbetet “ylli polar” i rrugës së qeverisë për të bërë shtet. Kryeministri ka deklaruar se gjykatësit dhe prokurorët e inkriminuar janë si shprehja popullore e cila thotë se një mollë e kalbur kalb gjithë arkën. Sipas Ramës, askush nuk mund të garantojë përveçse vettingut, se aktualisht, krime dhe padrejtësi po ndodhin nëpër gjykatat e vendit.
“Reforma në drejtësi është reforma e reformave, është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet se në fund fare të gjitha problematikat dhe kontestimet brenda marrëdhënieve tona shqoërore, të individëve me shtetin përplasen në gjykatë dhe janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtëpeshimin e duhur.
Kush është hapi i parë? Vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve për të ndarë gjykatësit dhe prokurorët që i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për të shërbyer në funksion të një drejtësie të drejtë me gjykatësit dhe prokurorët që s’mund të rrinë as 1 minutë më tepër ne pallatin e drejtesisë.
“Një mollë e kalbur, kalb gjithë arkën” thotë populli dhe ju siguroj që në sistemin tone ka padiskutuim personalitete, kapacitete por të gjitha këto janë krejtësisht të pafuqishme dhe të asfiksuara për shkak se pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët me plot gojën se skam si ta quaj ndryshe një gjykatës apo prokuror që vepron në emër të Kushtetutës për të mbrojtur kriminelët.
Në gjykatën e Elbasanit me siguri janë duke u zhvilluar disa gjyqe, ne gjykatat e vendit po zhvillohen gjyqe, sepse gjykatat punojnë ditën e hënë dhe askush nuk garanton dot se në momentin që ne po flasim është duke u bërë një krim në një gjykatë, një padrejtësi ndaj atyre që kerkojnë drejtësi dhe një favor…Sot që flasim, nuk garanton askush që një vrasës është duke dalë nga salla e gjyqit i lirë… Një përdhunues është duke marrë duartrokitjet e njerëzve që shkojnë ta nxjerrin nga salla…”, tha Rama./a.k