Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka prezantuar përpara deputetëve të komisionit parlamentar të sigurisë ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër shtetit islamik. Kodheli ka theksuar se prezencën e ushtrisë shqiptare në frontin kundër ISIS e ka kërkuar edhe SHBA.
“Ky është ligj i ri për praninë e ushtarakëve tanë në luftën kundër ISIS. Prania e trupave tona është kërkuar nga SHBA, dhe ne kemi pranuar të jemi pjesë e koalicionit vullnetar. Ushtarakët shqiptarë do të shërbejnë në Irak, dhe do të jemi nën komandën e SHBA. Në mision do të jenë edhe vende të NATO-s dhe partnerë të aleancës”-tha Kodheli.
Ministrja e Mbrojtjes tha se ushtarakët shqiptarë do vijojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan.
“Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes”, u shpreh Kodheli.