Ndreu shkruan se imoraliteti i kësaj pseudo kauze është dhe vetëdemaskimi i një kaste politike. Më tej, deputeti i PS shton se koka e krimit është dhe koka e çadrës.
“Kryehajdutet mblidhen dhe therrasin se filani mund tju vjedhe ! Keto jane histori shqiptare qe gatuhen ne zyrat e atyre qe pretendojne te drejtojne vendin. Imoraliteti i kesaj pseudo kauze eshte dhe vetedemaskimi i nje kaste politike e cila ka bere aq zullume sa shqiptaret do i vuajne per shume kohe !
Gjaku i te vrareve te pafajshem ne Gerdec e 21 Janar therret per ndeshkim penal! Paniku qe i ka zene autoret e ketyre maskarave eshte i pafre. Ndeshkimi i ligjit kurre ska qene me afer se sot per kedo qe eshte zhytur ne llumin e krimit ! Dhe koka e krimit eshte dhe koka e cadres”, shkruan Ndreu. /b.d