Ka përfunduar me goditje me thikë grindja e ndodhur pasditen e djeshme në komunën Castelbelforte të Italisë fqinje, mes një tuniziani të martuar dhe një 30-vjeçari shqiptari, i cili kishte lidhje intime me gruan e 36-vjeçarit.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin Carlo Poma në Mantova dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Siç raportojnë sot mediat lokale, ai është jashtë rrezikut për jetën. 36-vjeçari ka marrë dy goditje me thikë, një në parakrah dhe tjetrën në të pasme.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Castelbelforte. Aty jeton një çift i martuar tunizianësh. Por shqiptari, me banim në komunën Goito, kishte hyrë prej kohësh në ‘trekëndëshin e dashurisë‘, duke shkaktuar zemërim dhe xhelozi te burri tunizian, shkruan “Gazzetta di Mantova”.