Dashi
Ditët e para të javës mund të kenë qenë mjaft të komplikuara. Dikush mund të ketë pishmane, dhe nëse keni pasur situata tensioni nuk përjashtohet mundësia që të shfaqen edhe gjatë të dielës. Megjithatë gjatë kësaj dite do të ndihet një përmirësim i lehtë, i cili do të vijë në rritje në ditët në vijim.
Demi
Jeta juaj sentimentale do jetë tej mase e favorizuar. Do i jetoni ditët me pasion të madh dhe gjatë së dielës do të jeni të mbushur me energji. Kush është në një lidhje çdo gjë do i shkojë më së miri, ndërsa kush është vetëm do ketë takime interesante. Vetëm puna do ju mundojë paksa. Duhen marrë masa për të mos rrezikuar.
Binjakët
Periudha që po kaloni nuk është shumë e qetë, e sidomos në punë nuk e keni situatën nën kontroll. Të gjithë duket sikur do ju fajësojnë për çdo gabim të vogël. Nuk i pëlqen kritikat dhe për këtë arsye nuk ndihesh shumë rehat. Megjithatë situata nuk është shumë e komplikuar. Kjo fundjavë do ju shërbejë për t’u rikuperuar.
Gaforrja
Kjo periudhë është e mbushur me siklet për ju, sidomos në punë ku nuk po arrini të gjeni qetësinë. Mosmarrëveshjet me kolegët shkaktojnë pakënaqësi. E diela premton që të përmirësohet nga gjysma e saj. Por duhet të bëni kujdes, pasi nuk do e keni të lehtë të bëni një dialog konstruktiv.
Luani
Mund të keni probleme në komunikim me partnerin/en, ndaj duhet të tregoheni sa më diplomatë dhe të mbani parasysh edhe nevojat e tij/saj. Kjo është një periudhë me luhatje nga ana sentimentale. E diela do jetë një ditë e mbushur me nervozizëm, për shkak të situatave të paqarta në punë. Java e ardhshme do jetë e mbushur me detyra të rëndësishme të cilat do të sjellin.
Virgjëresha
Po kaloni një periudhë me shumë angazhime. Nga ana sentimentale kush është ndarë prej pak kohësh, ka nevojë të rrijë pranë njerëzve të dashur. Është momenti për të mbajtur familjen të bashkuar dhe të besoni më shumë në dashuri. Keni nevojë për të gjetur më shumë besim në vete dhe e diela do të jetë dita e duhur për të rigjetur qetësinë.
Peshorja
Ka një përqendrim të madh të planetëve që do ju detyrojnë të përqendroheni në çështjet që i përkasin familjes. Ka marrëveshje që duhen arritur dhe keqkuptime që duhen zgjidhur. Fatmirësisht do arrini që të dilni nga kjo situatë në mënyrën më pozitive të mundshme. E diela do jetë një ditë e mirë për t’u rikuperuar.
Akrepi
Pas një periudhe me rënie fizike që është shënuar gjatë së shtunës, të dielën do rikuperoheni. Disa çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën do të shfaqen sërish, por ju nuk do e keni të lehtë të përballeni. Përgjithësisht nuk është një moment negativ. Madje Venusi do favorizojë qetësinë dhe lumturinë tuaj.
Shigjetari
Jeni ndër shenjat më të forta të zodiakut dhe në këtë moment qielli paraqitet shumë interesant. Është koha që të bëni përpara, sepse nuk i njihni pengesat dhe nuk do ju ndalojë asgjë. Nëse dikush ndihet vetëm, mund të ketë nevojë për një stimul më shumë. Vendosmëria juaj e madhe, do ju lejojë të shkoni përtej limiteve që ju vendosin të tjerët.
Bricjapi
Në sajë të ndikimit të planetëve në shenjën tuaj, do të keni përmirësime të ndjeshme. Keni nevojë të qartësoni disa çështje të mbetura pezull, në dashuri do keni disa luhatje. Mundohuni t’u krijoni më shumë hapësirë emocioneve tuaja, edhe pse nuk ju pëlqen të ekspozuar. Ndonjëherë është më e lehtë nëse flisni qartë.
Ujori
Po përjetoni një periudhë të mbushur me ndryshime dhe transformime. Që nga fundi i verës keni bërë ndryshime të ndjeshme në jetën tuaj. Tani është momenti që të ndaleni dhe të përshtateni me këtë fazë. Reflektoni mbi gjithë çfarë keni bërë deri tani dhe gjeni mënyrën e duhur për t’u përshtatur me ritmet e reja. Momente tensioni parashikohen gjatë kësaj të diele për çiftet.
Peshqit
E diela do të jetë një ditë shumë pozitive, pasi do të arrini të kaloni vështirësitë që keni përjetuar. Vetëm qetësia do të përmirësojë humorin tuaj dhe do të vendosë ekuilibrin në jetën private. Kjo pasi për të lindurit e kësaj shenje, dashuria dhe familja janë elementët më të rëndësishëm. Nuk ekzistojnë kënaqësi të tjera të cilat do të kënaqnin më shumë se sa qetësia në jetën sentimentale.