Kryetari i PD-së reagoi sot pasdite ndaj vendimit të policisë për dërgimin e materialeve në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Dy gjëra t’i ndajmë bashkarisht.
Kjo është patjetër luftë.
Është luftë për Shqipërinë demokratike, Shqipërinë europiane, për të drejtat e çdo qytetari që goditet nga arrogance e një pushteti të inkriminuar, për zgjedhjet të lira.
Askënd nuk kemi provokuar. Po të na provokoni ta dini se nuk qëndrojmë si dele, por do godasim fort.
PD-së kemi vendosur t’i vëmë gjoksin.
Reagimi im është thirrje për mos pranim të së keqes.
Nuk është thirrje për luftë, po bëra thirrje për luftë trecereku i Policisë së Shtetit do të vijë të marrë ty”, tha Basha.