Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se çdo vonesë e Vettingut shton edhe më tej zullumin. Nga Vlora ai deklaroi se gjyqtarët e korruptuar kanë refuzuar provat e policisë dhe kanë liruar kriminelë që kanë përsëritur krimet.
“Gjykatat refuzojnë provat e policisë dhe lirojnë kriminelët. Kriminelët që janë liruar përsëritën vrasjet. Sa më shumë vonohet Vettingu aq më shumë trashet zullumi”, deklaroi Rama.
Ai përmendi edhe raste konkrete pse sipas tij Vettingu kërkonnzbatim një orë e më parë.
“Bëjmë Lungomaren na dalin pronarët në det, na vonojnë me javë të tëra, kam pronën thonë, po ku e ke pronën…Tani edhe, në nëdetëse të kshte jetuar stërgjyshi i tij…mirëpo gjykata ja ka dhënë. Shkon 30 metër më andej del një karburant, një karburant, ne e shponësojmë për Lungomaren, imagjinoni, gjykata thotë: Shpronësimi është i padrejtë, a thua se është ndonjë statujë antike.
Gjykata thotë nuk mund të shpronësosh statujën e Butrintit. E dini që edhe Butrintit i ka dalë pronari… I ka dalë pasardhësi i plakut që kishte pronën para se të ndërtohej Butrinti, dhe ai karburanti atje është monument kulture që mbrohet nga shteti”, deklaroi Rama.