Gianni de Biasi ka gjetur kohë të flasë për Besart Berishën dhe Milot Rashicën. Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, duket se ende vazhdon të mbajë “inate” personale me dy futbollistët që zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, Besart Berishën dhe Milot Rashicën
Të dy këta, kanë vendosur të luajnë për vendlindjen e tyre dhe të të parëve të tyre, Kosovën, pasi kjo e fundit në vitin e kaluar u bë anëtare me të drejta të plota e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ai është pyetur se tashëm Berisha ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndërsa De Biasi nuk ka përtuar ta thumboj lojtarin, që nuk vite te Shqipëria duke thënë se është larg nga Australia, transmeton Lexo.al.
“Lë të grumbullohet për Kosovën. Për të ardhur në Shqipëri ishte shumë e gjatë rruga nga Australia! Mësa duket për të shkuar në Kosovë rruga është më e shkurtër, megjithëse është paksa më në veri se ne! Megjithatë s’ka rëndësi. Në fund të fundit ne shkuam në Evropian pa Besart Berishën!”, tha De Biasi
Tekniku italian foli edhe për lojtarin e pazëvendësueshëm në formacionin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.
“Shkuam në Evropian pa Rashicën? Rashica nuk ka qenë kurrë me ne! Ishte me ne në Austri, sepse ishte një lojtar që mund të përzgjidhej nëse më mbushte mendjen mua, po të ishte më i mirë se lojtarët që na çuan deri në Francë. Unë këtë superioritet të tijin nuk e pashë. Aq është e vërtetë, saqë është në stol dhe tek ekipi në kampionatin e tij”, shtoi De Biasi. (b.an)