Lulzim Basha nuk nguroi sot të bëjë deklarata force nga çadra e protestës, kur bëri thirrje për t’i tërhequr zvarrë zyrtarët dhe për thyerjen e xhamave të mjeteve të tyre.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ndodhej në Shkodër në një takim me të rinjtë e FRESSH.
Ai deklaroi se Basha synon bllokimin e reformës në drejtësi.
“Jemi vend anëtar ne NATO dhe kandidat per ne BE, dhe qytetaret tane duan te degjojne alternativa dhe projekte ne funksion te zhvillimit te vendit. Thirrjet per kaos nuk nderojne askend per me teper kryetarin e opozites te cilit nuk i shkojne fare keto thirrje. Thirrjet per destabilitet jane ne fakt thirrje per te bllokuar reformen ne drejtesi. Reforme e cila eshte thelbesore per qytetaret dhe te ardhmen europiane te vendit, dhe do te kete pajosa pozitive per jeten politike ne vend. Kerkesa e opozites per qeveri teknike eshte jo politike dhe jo logjike. Keto kerkesa kerkojne te shmangin agjenden e reformes ne drejtesi. Kemi nje rekomandim te qarte nga komisionin europian per integrimin e vendit ne BE, por nga ana tjeter kemi nje qendrim te pa kuptueshem te pd qe synon bllokimin e vetingut, i cili eshte thelbi i reformes ne drejtesi”, tha Bushati. /a.m.