Disa portale kanë raportuar sot mbi një shkresë zyrtare që Elvis Rroshi, në cilësine e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, i ka drejtuar Kreut të KQZ Denar Biba.
E vërteta është se Elvis Rroshi është shkarkuar prej kohësh nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Shkarkimi i tij është kryer me një vendim të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga Kryeministri Edi Rama, në datë 29 dhjetor 2016. Por më pas, ka qenë Elvis Rroshi që vendimin për shkarkim të Kryeministrit Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, ku pretendimi i Rroshit është ende në shqyrtim. Sipas ligjeve në fuqi, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për çështjen Rroshi, shkarkimi i tij nga Edi Rama mbetet pezull.
Sigurisht, opozita e ka shfrytëzuar këtë moment për të sulmuar Edi Ramën, i cili për hir të vërtetës ka bërë maksimumin që mund të bënte: ka shkarkuar Elvis Rroshin, nëpërmjet shkresës që mund të lexoni më poshtë. /Lexo.al