Emiljano Shullazi dhe të dyshuarit si pjesëtare të bandës së tij, bashkë me avokatët e tyre, detyruan gjykatën të shtyje për të 12-ten herë seancën gjyqësore të ballafaqimit dhe pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.
Ky i fundit ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar, shkruan ABCNews.
Por Emiljano Shullazi nuk u paraqit, për shkak të raportit mjekësor. Ne seance nuk ishin as avokatët mbrojtës, për të cilët Gjykata tha se do t’i kerkoje Dhomës Kombëtare të Avokatisë marrjen e masave disiplinore. Seanca e rradhes u caktua ne 3 mars./a.k