“E mbani mend vajzën që këndoi këtu për ne? Mamanë e saj sot e kanë hequr nga puna në televizionin publik. Thoma Gëllçi, do të heqim zvarrë o pleh”.
Kjo ishte deklarata kërcënuese e Lulzim Bashës sot në protestën e PD-së drejtuar kreut të Televizionit Publik Shqiptar.
Por përmes një letre sqaruese nga ana e vetë Thoma Gëllçit, që Javanews e disponon, sqarohet se punonjësva për të cilën flet Basha, në fakt nuk është pushuar nga puna, por është transferuar në një tjetër sektor, aty ku përgjigjet dhe formimi i saj profesional.