Lulzim Basha i ka tejkaluar sot thirrjet e tij drejtuar mbështetësve duke kërkuar revoltë të ashpër ndaj institucioneve. Duke marrë rastin e një të larguare nga puna ditën e sotme nga TVSH, Basha sulmoi kreun e televizionit publik duke e quajtur pleh.
“E mbani mend vajzën që këndoi këtu për ne? Mamanë e saj sot e kanë hequr nga puna në televizionin publik. Thoma Gëllçi, do të heqim zvarrë o pleh” – tha Basha me tone të larta.
Kreu demokrat tha se çdo pushtetar duhet qëlluar me grusht dhe jo t’i kthehet faqja tjetër.
“Doni luftë, luftë do të keni, por do të fitojë populli. Nxirrni zvarrë nga zyrat, thyjani dritaret me gurë, çpojani gomat e makinave” – tha Lulzim Basha duke iu drejtuar mbështetësve në çadër.
Ai ka bërë thirrje ambasadorit të SHBA në vendin tonë, Donald Lu, që të ndjekë të njëjtin standard për vizat. Basha i ka kërkuar ambasadorit Lu që t’i heqë vizën kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“I bëj një thirrje ambasadorit Lu. Zbato të njëjtin standard për vizat. Hiqi vizën Edi Ramës, hiqi vizën Tahirit”, tha Basha.
Kryedemokrati ka theksuar se lufta kundër drogës është prioritet i tij.
“2 mld euro mund të lidhin shumë gjuhë, politikanësh e institucionesh, por nuk mund të pengohet kështu populli. Nuk ka më vend për të mbajtur gojën e mbyllur. Tregojini botës probloemin e madh të Shqipërisë me drogën. Ne jemi këtu për të mos e pranuar më këurrë këtë. Do të luftojmë për një Shqipëri të pastër nga droga”, u shpreh Basha.
/javanews/b.d
KU ESHTE KRYEPROKURORIIIIIIIIIIIIII