Pas triumfit në derbin e 148-të të kryeqytetit, vëmendja e Partizanit është përqendruar te transferta e Kukësit, takim i cili konsiderohet si prova e së vërtetës për objektivat e të kuqve.
Java përgatitore për këtë takim nuk ka nisur mbarë për trajnerin Starova, pasi gjatë seancës së djeshme dy nga titullarët e derbit janë përgatitur të diferencuar duke sjellë njëfarë shqetësimi te stafi teknik.
Kapiteni Alban Hoxha dhe mbrojtësi Renato Malota janë përgatitur të diferencuar nga grupi. Gjatë derbit, portieri Hoxha ka pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak, ai dje ka kryer vetëm disa vrapime të lehta, si dhe ka qenë nën përkujdesin e stafit mjekësor.
Me pasoja nga derbi ka dalë edhe mbrojtësi Renato Malota, i cili mësohet se ka pësuar një zgjatje muskujsh rrëzë kofshës. /b.d