Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u shpreh kundër rikthimit të një vije kufitare mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, një pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
“Komisioni Evropian dhe qeveria irlandeze po punojnë mjaft ngushtë së bashku gjatë negociatave për Brexit. Ne nuk dëshirojmë kufij mes Irlandës së Veriut dhe Republikës”, pohoi kreu i ekzekutivit evropian gjatë një konference shtypi në Bruksel në prani të kryeministrit irlandez, Enda Kenny./b.d