Ministria e Financave ka reaguar pas kërcënimeve të shtetasit Xhemal Zhuri se do të vetëhidhej nga lartësia e një vinçi pasi nuk ka marrë paratë e dëmshpërblimit për vitet e burgut në diktaturë.
Sipas minsitrisë, ky qytetar i ka paratë në bankë por nuk ka shkuar t’i tërheqë.
Sqarimi i minsitrisë:
Lidhur me ngjarjen e sotme per rastin e ish-te perndjekurit politik Xhemal Zhuri, Ministria e Financave sqaron se kesti i gjashte eshte mbyllur per te gjithe perfituesit e kategorise se pare, “persona ish-te perndjekur politike qe jane ne jete” dhe tashme ka filluar procesi per pagesen e kestit 7 per te njejten kategori.
Xhemal Zhuri ka perfituar pagesen e kestit te gjashte ne daten 07.10.2016.
Nderkohe ne daten 10.02.2017, ne llogarine e tij personale ne banke, ka kaluar edhe pagesa e Kestit 7, e cila nuk eshte terhequr akoma nga personi i tij.
a.m.