Ka marrë fund tentativa për vetëhedhje nga lartësia e një vinçi në Tiranë nga ana e një shtetasi 61-vjeçar ish-i përndjekur poitik i regjimit komunist.
Shtetasi Xhemal Zhuri i cili kishte hipur në një vinç të lartë në një pallat në ndërtim në qendër të Tiranës ka zbritur pas negociatave me punonjësit e policisë.
Ai kërkonte këstin e 6-të të dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burg në kohën e diktaturës. Zhuri kishte ndërmarrë këtë veprim edhe dy herë të tjera më parë./a.m.