Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë në çadrën e protestës. Ai i siguroi studentët se me ardhjen e PD në pushtet do të zbatohet një projekt për stazh punësimi për 10 mijë studentë çdo vit. Stazhi sipas kreut të opozitës do jetë me pagesë për t’u dhënë mundësi të rinjve të hyjnë në tregun e punës.
“Është oferta për të gjithë studentët dhe nesër do jetë realitet. 10 mijë studentë, në bazë të performancës do të kenë nga shteti, nga qeveria juaj e ardhshme mbshtetje financiare që së bashku me sektorin privat, t’i japim mudnësi sa më shumë të rinjve të bëhen pjesë e tregut të punës një orë e më parë. Ndaj të jeni të sigurt, kjo nuk do jetë skemë partiake. Nuk ëhstë një premtim fasadë. Ëhstë skemë evropiane dhe do ta vëmë në funksion që në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme”, deklaroi Basha./a.m.