Rreth 750 mijë është numri i emigrantëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët pritet shumë shpejt të kthehen në atdhe. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi dy memorandume të reja, ku flitet për zbatimin e urdhrave ekzekutivë të presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe për deportimin e emigrantëve pa dokumente.
Memorandumet, të lëshuara të martën nga Drejtori i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, e zgjerojnë listën e përparësive për emigrantët që përballen me kthim të menjëhershëm. Në to parashtrohet një plan për të punësuar mijëra agjentë ligjzbatues dhe udhëzohen autoritetet lokale të veprojnë si oficerë emigracioni për të zbatuar ligjet përkatëse.
Ndërkohë, edhe Gjermania po ndjek të njëjtën politikë. Ditën e djeshme, ekzekutivi i Gjermanisë ka miratuar një plan, përmes të cilit do të bëhet më i lehtë deportimi i atyre azilkërkuesve të cilëve u janë refuzuar kërkesat.
a.k