Një francez, 52 vjeç, i prezantuar si përfaqësues i urdhërit katolik të Françeskanëve, u arrestua në Selanik (veri) dhe pritet të dalë sot përpara prokurorit me akuzën për abuzim seksual ndaj migrantëve minorenë, bëhet e ditur nga burime policore.
«Arrestimi u krye pasi dy palestinezë, të moshë 14 dhe 17 vjeç, denoncuan shtetasin francez, i cili i kishte futur në shtëpinë e tij, dhe kishte abuzuar seksualisht ndaj tyre në mënyrë të përsëritur”, sipas informacioneve të policisë.
Prokuroria nisi procedurat penale për abuzim seksual dhe trafik lëndësh narkotike.
Sipas një burimi gjyqësor, shtetasi francez, identiteti i së cilit nuk bëhet ende i ditur, do të qëndrojë në paraburgim pas dhënies së dëshmisë së tij, në prani të gjykatësit dhe aktakuzës.
Pas një kontrolli te kryer nga policia në apartamentin e autorit të dyshuar, që ndodhet në lagjen Tumpa, në Selanik, policia konfiskoi gjashtë DVD dhe një kartë memorie me të dhëna digjitale.
Personi në fjalë tha se jetonte në Selanik prej dy vitesh në kuadër të një misioni humanitar./ a.m.