Një burrë mbeti i plagosur në qytetin e Durrësit pasi u qëllua me një pushkë sportive.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr 18 pranë stadiumit të qytetit bregdetar, raporton noa.al, duke cituar burime nga policia lokale.
Durim C., 50 vjeç, banor i Durrësit, është plagosur në rrethana ende të paqarta.
Ai ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe u dërgua në spital pa rrezik për jetën.
Një grup hetimor është duke marrë në pyetje të lënduarin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe nëse 50-vjeçari kishte probleme me persona të caktuar.