Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein, duke e vënë theksin tek zbatimi transparent i ligjit të Vettingut, që sipas saj do të çoj vendin drejt BE-së.
“Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, tha ministrja Gjosha.
Javën e kaluar LSI përmes Ministrit Petrit Vasili kritikoi misionin ndërkombëtar të ONM-së ndërsa përgjigjen e ktheu vetë komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, i cili hodhi poshtë deklarimin e Vasilit se Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte në kundërshtim me ligjin./a.k