Policia spanjolle ka qëlluar për vdekje shoferin e një kamioni të ngarkuar me bombola gazi, i cili po ecte me shpejtësi të madhe drejt qendrës së qytetit të Barcelonës. Incidenti ndodhi pasi policët mbërritën në autostradën e Roda del Litoral pas raporteve të mediave lokale se një kamion i dyshimtë kishte tejkaluar normat e shpejtësisë dhe ishte nisur drejt qendrës së qytetit.
Kamioni i vjedhur ishte ngarkuar me dhjetëra bombola gazi dhe policia deklaroi se kishte përplasur disa makina gjatë rrugë. Një numër i bombolave u rrëzuan në rrugë gjatë ndjekjes dhe një person është plagosur, sipas “The Telegraph”.
ma.me