Sekuestrohen 53 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grek. Tre shqiptarët e moshës 30, 31 dhe 36 vjeç kanë kaluar kufirin në këmbë ndërsa në çanta kishin ngarkuar drogën të cilën e kishin ndarë në 32 pako.
41-vjeçari grek kishte ardhur me makine për të marrë ngarkesën me drogë. Operacioni i policisë është zhvilluar në Igumenice ndërsa trafikantët u kapën në një zone bujqësore të Kestrinit para se të kryenin shkëmbimin.
ma.me