Forumi rinor i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka depozituar në minsitrinë e Arsimit një paketë propozimesh për përmirësimin e Maturës Shtetërore. Në kërkesë theksohet rëndësia e zgjidhjes së problematikave që janë shfaqur në Maturë, pasi procedura ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke i bërë maturantët të ndjehen të pasigurtë dhe të paqartë.
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, tha se kjo është një nismë për të sjellë një ndryshim në sistemin arsimor, që ka trajtuar në mënyrë të padrejtë maturantët ndër vite.
“Në vend të pengesave ne duhet të krijojmë më shumë shanse për edukimin, shanse për të ofruar një edukim më të mirë për të gjithë maturantët tanë, duke u ofruar kështu një punë të paguar më mirë, për familjet e tyre për veten e tyre dhe për jetën e tyre. Arsimi është çelësi i zhvillimit dhe i progresit të një vendi, ndaj problematikat e arsimit kanë qenë në fokus të kauzave tona. vetëm edukimi i brezave të rinj dhe fuqizimi përmes punësimit të tyre me paga më të larta e dinjitoze mund ta zhvillojë vendin tonë modest”, – deklaroi Kryetarja e LRI-së, Kërpaçi.
Këto propozime të LRI-së vijnë pas bashkëbisedimeve të hapura dhe konsultave me maturantët, ku është diskutuar dhe janë dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore.
ma.me