Çdo person që ka mbushur 18 vjeç mund të aplikojë për kredi të butë. Por që të aplikohet ka dhe një sistem pikëzimi. Ky sistem iu jep pikë për nivelin e të ardhurave, për kushtet në të cilat jetoni etj. Pasi bëhet grumbullimi i pikëve vendoset se kujt do ti jepet kredia e buta. Do të jenë rreth 1 mijë familje të cilat do të marrin kredi të butë me interes 3%.
Por cilat do të jenë kriteret pikëzimit dhe sa pikë vlerësohet secila prej tyre? Në total janë 100 pikë, mes të cilave edhe: Nuk disnpnon apartament në pronësi, 3 pikë. Banon në banesë në rrezik shembje, 2 pikë. Banojnë në banesa të mbipopulluara, 2 pikë. Kanë ngelur të pastrehë, si rezultatat i fatkeqësive natyrore, 5 pikë.Familje të shpronsuara të pastreha, 8 pikë. Familje një prindërore që kanë në ngarkim një fëmijë, 5 pikë.
Përbëhen ngga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuara apo persona në pension, 3 pikë. Familje me më shumë se 3 fëmijë, 5 pikë. Familjet e reja ku çifti i bashkëshortëve e ka moshën deri në 70 vjeç, 15 pikë. Persona me aftësi të kufizuar, 5 pikë.Persona me statusin e jetimit, 5 pikë.Emigrant i kthyer, 2 pikë. Familjet e policvëe të rënë në detyrë, 3 pikë. Viktimat e dhunës në familje, 5 pikë. Komuniteti rom, 2 pikë.Të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare, 15 pikë.Të ardhura 80-100% të të ardhurave mesatare, 10 pikë.Të ardhurat 100-120% të të ardhurave mesatare, 5 pikë.
Për gasoniere, që e përfitojnë 1-3 persona, të ardhurat minimale duhet të jenë 39.500 lekë të reja, ndërkohë që të ardhurat maksimale 65.900 lekë. Për familet 3-4 anëtarë (1+1) të ardhurat minimale duhet të jenë 47.400 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale 79 mijë lekë. Për 4-6 (2+1) persona në një familje, të ardhurat minimale duhet të jenë 63 mijë lekë, ndërsa të ardhurat maksimale 105 mijë lekë. Ndërkohë për familjet me më shumë se 5 anëtarë të cilat dëshirojnë të përfitojnë apartament 3+1 duhet të kenë të ardhura minimale 79 mijë lekë dhe të ardhura makismale 131 mijë lekë.
Të gjitha familjet të cilat kanë aplikuar para 2016-së do t’ju merren parasysh aplikimet. Vendimi i ri i bashkisë parashikon njohjen e këtyre aplikimev. Kjo është konfirmuar edhe pak ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.Në këtë mënyrë familjet të cilat kanë aplikuar për kredi të butë interesi i të cilave është rreth 3%, nuk duhet të ridorëzojnë dokumentat, pasi dosja merret parasysh.
‘Përfituesit potencialë të programit do të jenë individë/familje me përbërje çiftet e reja. Programi do të ketë një kohëzgjatje 1- vjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht nuk do t’i tejkalojë 1.000 familjet. Koha që kanë në dispozicion qytetarët për të aplikuar është një vit, pasi angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij projekti do të ketë një kohëzgjatje 15-20 vjeçare, në varësi të kredive hipotekore të akredituara për secilin përfitues’- thuhet në vendimin e Bashkisë së Tiranës.
Të gjitha dokumentet që duhen
1. Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.2.Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.
3.Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
4.Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.
5.Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.
6.Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.
7.Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
8.Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
9.Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
10.Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
11.Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.
12.Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.
13.Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
14.Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
15.Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.
16.Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.
17.Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.
18.Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.
19.Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin).Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
20.Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.