Dy avionë luftarakë gjermanë kanë shoqëruar një avion pasagjerësh të nisur ditën e djeshme nga Mumbai në Londër. Avioni u vendos ‘nën gjuetinë’ e gjermanëve vetëm pak kohë pasi po udhëtonte në qiellin e Këlnit.
Po përse një veprim i tillë? Piloti nuk po përgjigjej në radio për shkak të një problemi teknik. Dhe për këtë aryse autoritetet gjermane vendosën të kontrollin se çfarë po bëhej në qiell. Pamjet e avionit civil i cili shoqërohej nga ata ushtarakë janë xhiruar nga një tjetër avion i cili po fluturonte në të njëjtin drejtim. /ma.me