Organizatorët e protestës së Partisë Demokratike në çadrën përpara Kryeministrisë, i janë përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se nuk do ta largojnë çadrën nga Bulevardi.
Veliaj kërkoi bashkëpunimin e PD-së për ta zhvendosur tendën e protestës te lulishtja e Piramidës, me qëllim çlirimin e trafikut në Bulevardin qendror të Kryeqytetit.
Por deputetja e PD, Albana Vokshi, tha për Report Tv se çadra nuk do të largohet pasi vendi i protestës është zgjedhur nga qytetarët.
“Kjo çadër që tashmë ka një emër “Çadra e Lirisë”, ka tmerruar Velinë dhe shefin e tij. Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD. Ne do të rrijmë këtu dhe s’kemi për t’u larguar., Veliaj të largohet nga posdti i kryebashkiakut pasi ende s’ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës. S’ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s’kanë marrë rrogat. Ai duhet të largohet njëherë e mirë. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjtiha mediave. Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit.
Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar“, u shpreh Vokshi./a.m.