Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të bashkisë Finiq dhe konkretisht në Cerkovicë, rreth 40 kilometër nga Saranda.
Një bari 61 vjeçar, teksa kulloste bagëtitë, ka rënë nga një shkëmb dhe për pasojë është plagosur rëndë, raporton SarandaWeb.
Bariu 61 vjeçar me origjinë nga Elbasani ka arritur të njoftojë për ngjarjen dhe më pas është bërë transportimi i tij për në spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën mjekësore.