Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gostimë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtërmen, ku një automjet tip “Volksëagen ” me targa AA 015 MR është përplasur me me mjetin tip “Ford” me targa AA 123 BE.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore.
Fatkeqësisht mësohet se një 20-vjecare nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Burime nga Elbasani thonë se K.H ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rajonal ku ishte dërguar sëbashku me 4 të lëndur të tjerë. /b.d