Reshjet e borës janë rikthyer me intesitet të lartë në Kukës, ndërsa në lartësitë mbi 800 m, trashësia e borës shkon deri në 5 cm.
Prani të reshjeve të dëborës ka edhe në Tunelin e Kalimashit.
Deri tani nuk raportohet për probleme, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.
Aktualisht ka reshje bore dhe në qytetin e Kukësit ndërsa furnizimi me energji elektrike është i rregullt./b.d