Këngëtaret Kida dhe Xhensila Myrtezai janë të njohura për bashkëpunimin e tyre në këngën e suksesshme “Uh Baby”.
Por dje, gjatë kohës që ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja kosovare ka zbuluar padashje se aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, i rrinte vazhdimisht afër Xhensilës, gjatë gjithë periudhës së regjistrimit të klipit të kësaj kënge, duke lënë kështu të kuptohet se aktori i është shumë xheloz për të fejuarën e tij sa nuk e le askund vetëm…
Në fakt kjo situatë është provokuar nga moderatori Ermal Mamaqi, i cili e pyeti Kidën: “A i rrinte Xhensilës aty vërdallë gjithë kohës, kur po xhironit klipin?”.
“Po vallahi, Besi është një nga meshkujt që i rrin femrës së tij qashtu siç duhet me i ndejt të gjithë”, u përgjigj këngëtarja nga Kosova./b.d