Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fjalës së tij në një takim në Florida, ka sulmuar sërish median duke e akuzuar atë për publikimin e lajmeve false.
Trump është shprehur se media është e pandershme dhe se ka publikuar njëri pas tjetrit, lajme false për administratën e tij.
Gjithashtu ai ka njoftuar se do të marri një vendim për sa i përket emrit i cili do të vendoset në pozicionin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan ka folur edhe për sa i përket krijimit të zonave të sigurta në Siri, për të cilat tha se dëshironte që shpenzimet për
krijimin dhe operimin e tyre të mbroheshin nga vendet arabe në rajonin e Gjitit Persik.
Ndërkohë Trump ka shtuar se krijimi i këtyre zonave në Siri, por edhe në vendet e tjera që ndodheshin në një konflikt të armatosur do të mbante jashtë SHBA-së, terroristët e mundshëm.
“Duam njerëz të cilët mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për vendin tonë, nuk dëshirojmë njerëz me ide shumë të këqija”, tha ai në përfundimin e fjalës së tij, përgatiti Koha. (b.an)