Kryeministri grek, Aleksis Cipras u ka bërë apel deputetëve të partisë së tij, SYRIZA që të mbështesin marrëveshjen e ashtuquajtur “kredi për reforma” duke thënë se partia në pushtet nuk ka fituar mandatin për “Grexit”-in.
“Ne po përballemi me vendime thelbësore”, citoi media lokale kreun e së majtës të ketë thënë gjatë takimit të grupit të tij parlamentar sot.
“Ne kemi një mandat për të arritur, një marrëveshje më të mirë sesa ultimatumin e dhënë nga Eurogrupi, ne nuk kemi një mandate për ta nxjerrë Greqinë nga zona euro”, citohet të ketë thënë Cipras nga e përditshmja online “Kathimerini”.
“Të bashkuar do ta kalojmë këtë ose të bashkuar do të fundosemi”, theksoi ai