Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, çështjet kryesore të së cilës janë zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë globale për të cilat liderët botërore diskutojnë dhe shpalosin mendime dhe pikëpamje të ndryshme.
Gjatë punimeve te kësaj konference, ministrja Kodheli bisedoi me homologun e saj austriak Hans Peter Doskozil, komisionerin e BE-së për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, të cilët i njohu me masat që vendi ynë ka marrë në rast përballjeje direkte me fluksin e refugjatëve.
Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut marrin pjesë personalitetet më të larta të sigurisë në botë, që nga zëvendëspresidenti amerikan, presidentë dhe kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s, BE-së, ministra të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe personalitete në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë./a.m.