1455 – Vdiq piktori italian Fra Angelico (Angelico), një murg Domenikan, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të hershëm të Rilindjes. Veprat e tij më të rëndësishme janë afresket në manastirin e Shën Markut në Firence dhe ato të Vatikanit.
1546 – Vdiq reformatori fetar gjerman Martin Luther, murg Augustinian, themelues i protestantizmit në Gjermani, lideri më i rëndësishëm i Reformimit te Evropës. Më 1517 Luteri ka gozhduar në derën e katedrales në Wittenberg, 95 tezat mbi reformën e kishës dhe bëri thirrje për një debat publik, ndaj u shkishërua nga Kisha Katolike.
1564 – Vdiq skulptori italian, piktori, arkitekti dhe poeti Michelangelo Buonarroti, që pas Leonardos dhe Rafaelit mbahet si artisti më i madh i Rilindjes së Lartë. Krijuesi i afreskeve të famshme në Kapelën Sistine dhe skulpturave monumentale “David”, “Moisiu”, ai u varros me nderime në kishën e Santa Croce në Firence. (b.an)