Ferrari do të shfrytëzojë panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë për prezantimin e supermodelit të quajtur 812 Sueprfast dhe është modeli më i fuqishëm ndonjëherë me motor V12.
Vetura ka motorin 6.5-litra V12 që prodhojnë 789 kuajfuqi – 20 më shumë sesa parardhësi i tij F12tdf dhe LaFerrari.
Sa i përket performancave, kjo veturë shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 300 kmh. Krahasuar me modelin standard F12, modeli i ri është më i shpejtë për 100 kilometra në orë.
Ferrari ka njoftuar se modeli i ri peshon vetëm 1,525 kilogramë. Modeli k
a dritat LED, të cilat i japin formë edhe më agresive këtij modeli. Vetura pritet të kushtojë 240 mijë sterlina, përgatiti Express. (b.an)