Tashmë edhe pensionistët e Durrësit do të mund të trajtojnë problemet e tyre në një zyrë të vetme, të ngritur tek Agjensia e re e Sigurimeve në këtë qytet.
I pranishëm në inaugurimin e saj, Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve të moshës së tretë, është pjesë e paketës së solidaritetit dhe vjen paralelisht me rritjen e pensioneve prej 1 Marsit.
Zyra e re e Durrësit është një nga 7 zyrat e reja ku është investuar nga MMSR përgjatë këtij viti. Ministri Klosi, pas prerjes së shiritit të inagurimit deklaroi se përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve të moshës së tretë, është pjesë e paketës së solidaritetit dhe vjen paralelisht me rritjen e pensioneve, që do të nisë nga data 1 Mars.
Në materialin e shpërndarë nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Ministri Klosi thotë se një tjetër reformë për të ulur burokracitë dhe sorrollatjet nëpër zyrat e shtetit për pensionistët, është dixhitalizimi i të gjithë sistemi të Sigurimeve Shoqërore.