Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me punonjësit sociale dhe drejtuesit e qëndrave rezidenciale nga i gjithë vendi, ku nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit social.
Gjatë takimit, ministri Klosi trajtoi problematika lidhur me shërbimi social si dhe evidentimit të problematikave të cilat kërkojnë zgjidhje sipas tij.
Ai theksoi se “kam kërkuar ndihmën e shoqërisë civile, që të jenë bashkë me ne në monitorimin e përbashkët të të gjitha qëndrave sociale. Monitorimi nuk mund të ndodhi vetëm nëpërmjet syrit të shtetit. Syri i shtetit disa herë ëshë pak i avashtë, disa herë është i lodhur nga vitet e shumta që kanë me situatën. Disa herë, situata të tilla si, keqtrajtimi që iu bë fëmijëve, duket si një gjë krejt normale. Por, nuk është aspak normale. Ndaj ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet. Duke punuar bashkë në këtë proces, duhet të jemi më te vendosur në ngritjen e problematikave të tilla që prekin të drejtat e fëmijëve”, nënvizoi Klosi
Ndërkaq, ai vuri në dukje se sistemi social duhet të reformohet qoftë nga ana e përfaqësuesve të shtetit, qoftë nga ana e përfaqësuesve vendorë.
“Raporti me komunitetin e donatorëve është shumë i rëdësishëm. Sigurisht, ka shumë donatorë që duan të kontribuojnë në sistemin social dhe ajo që duhet të bëjmë është të kemi këndvështrime të qarta në pjesën e sistemit që duhet të reformojmë, si duhet të reformojmë dhe për çfarë të reformojmë”, shtoi ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.