Një konflikt mes çiftit të bashkëshortëve ka sjellë një tragjedi në një familje në fshatin Velçan të Pogradecit.
Në sherr e sipër, Fatbardha Tora, 23 vjeç ka goditur burrin Erzen Tora, 26 vjeç me dru pas koke duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Vëllai i Erzenit, Arnest Tora ka treguar se çifti nuk kishte konfklikte apo probleme financiare.
Ai tregon se i kanë dërguar një mesazh në celular “Hajde na merr te tokat bujqësore”, vend ku ai i ka kërkuar dhe s’i ka gjetur.
Më pas Arnesti ka kontrolluar në kasolle dhe i shokuar i ka parë të dy të pajetë ndërsa vajzën 3 vjeç e kishin lënë te fqinja dhe djalin 9-muajsh në banesë.
“Është një ngarje shumë e rëndë që na ka shokuar të gjithëve. Çifti nuk kishte probleme mes tyre, as probleme financiare. Jetonin në banesë të vetëm së bashku me dy fëmijët e mitur. Prindërit janë në Amerikë. Dje kam marrë një mesazh në telefon dhe teksti ishte ky: “Hajde na merr tek tokat bujqësore”. Kam shkuar tek tokat por nuk i kam gjetur. Jam kthyer tek banesa e tyre dhe i kam gjetur të dy tek kasollja e vjetër, të pajetë. Vajzën tre vjeç e kishin lënë tek komshija, ndërsa djali 9 muajsh ishte në banesë i vetëm. Nuk e di se çfarë i ka shtyrë për të bërë këtë akt”, shprehet Arnest Tora për ReportTV./a.m.