Pasditja e së premtes u kthye në një festë të vërtetë me hapjen e pikëtakimit më të ri për të gjithë qytetarët. Bëhet fjalë për dyqanin e ri të Telekom Albania te Sheshi Wilson në kryeqytet.
Ky përurim u kthye në një aktivitet argëtues duke sjellë kërcime latine, performanca cirku, dhurata dhe mbi të gjitha një rinovim të lulishtes pranë atij sheshi, duke i ofruar komunitetit jo vetëm shërbim por edhe atmosferë.
Përshkrimin më të mirë të atmosferës e japin fotografitë e shkrepura, jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga vetë qytetarët.