Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për vendimin e CAS që i dha Shqipërisë fitoren në tavolinë.
Në rrjetin social Twitter si shkruan se vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm.
“Drejtësia Evropiane për të disatën-herë është kthyer në një padrejtësisë globale. Ata që shkaktuan incidentin janë nderuar, kurse viktima dënohet” – shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Twitter.
Ndërkohë, gazeta ‘Politika’ shkruan se Vuçiç i është kundërpërgjigjur Ramës.
“Vendimi i gjykatës në Lozanë është një turp për të drejtat humane, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normalë” – ka thënë Kryeministri serb në përgjigjen e tij në distancë.